Meta, ngushëllime familjes së Ramiz Alisë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta I ka shprehur sot ngushëllimet familjes së ish-presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotme pas problemeve në mushkri.
Ish-Zv.kryeministri i Shqipërisë Meta ka theksuar se Alia është një figurë e shquar e luftës antifashiste nacional çlirimtare.
Ramiz Alia ndërroi jetë rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në spitalin e Senatoriumit pas komplikacioneve në mushkri ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e djelë.