Bregu: Arvizu nuk e ka ndjesinë e qytetarëve shqiptarë për qeverinë e re
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, duke komentuar deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për të pasur sjellje kortezie nga opozita, ka thënë se ai është një vizitor që ndjek nga larg.
Sipas Bregut, Arvizu nuk ka ndjesitë dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë nga qeveria e re. Ajo ka thënë se nuk mund të ketë kortezi me sjelljet rrugaçore.
Ambasadori i SHBA përfaqëson një vend një mik partner të Shqipërisë, por nuk ka ndjesinë e qytetarit shqiptar për të parë tek kryeministri dhe qeveria e re realizimin e premtimeve elektorale. Është një vizitor që ndjek seancën nga larg. Kortezi me sjellje rrugaçërie nuk ka, ka thënë ajo gjatë një interviste për Ora News.