E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD si kope delesh që i prin bariu Sali

berishaNga Altin Ketro

Kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i kërkoi mazhorancës së majtë që ti jepte më shumë kohë opozitës për tu njohur me Programin e Qeverisë, e quajta një kërkesë mëse të drejtë. Jo vetëm se opozitës i duhet dhënë kohë për tu përgatitur, por se duhet dhënë një model i ri i trajtimit të saj, kryekëput i kundërt nga ai që ofroi modeli Topalli për 8 vjet me radhë.

Me gjasë, opozita ishte përgatitur për variantin fillestar, atë që të mërkurën do prezantohej programi dhe do fillonin pyetjet.

Por, nisur nga kërkesa e opozitës, apo ndoshta edhe se ashtu e kishte në plan, mazhoranca ofroi më shumë kohë për atë duke i dhënë gati 48 orë që të përgatiteshin.

Duket se ky ndryshim agjende e gjeti të papërgatitur opozitën, megjithatë ajo bëri si bëri dhe shkoi në Kuvend. U duk se ajo përplasje që do çonte deri në bojkot ishte kapërcyer dhe palët kishin gjetur gjuhën e konsensusit.

Por, duket se skenari i bojkotit ishte në plan zbatimi, pavarësisht kohës që iu dha opozitës.

Kur kryeministri Rama ishte në fillimet e shpalosjes së programit të tij qeverisës, për më tepër, në pjesën ku po shprehte në drejtim të opozitës garancinë se ajo do të ndjehet e respektuar dhe e trajtuar me dinjitet në Kuvend dhe jashtë tij, ndryshe nga mënyra që ishte sjellë ajo dikur si mazhorancë, pikërisht në këtë moment, opozita e re braktis Kuvendin.

Kryetari Basha duhet të ketë mbetur si hu gardhi kur ka parë nga ekrani e TV këtë braktisje, pasi më herët ishte angazhuar publikisht për opozitë konstruktive.

Por Basha gjithashtu kuptoi se sa i pafuqishëm është të marrë përsipër rolin e drejtimit të opozitës, kur në Kuvend ka paraardhësin e tij që e emëroi në atë detyrë. Trupa e deputetëve demokratë nuk arriti as të kuptojnë se çmendim kishte Lulzim Basha, por iu binden një deputeti të thjeshtë të Kuvendit, pavarësisht posteve që ka patur në të kaluarën, dhe ikën si dele të prira nga bariu i tufës.

Duket se opozita e re do mbetet peng i paranojës së një të ndëshkuari spektaktolarikisht me votë që i çoi në opozitë, i cili spranon të dëgjojë deri në fund fjalën e kryeministrit të ri, pasi nuk mund ta përtypë faktin që sështë vetë në atë foltore ku ka folur dy herë si kryeministër që prezanton programin.

Veprimi i shëmtuar i Berishës & Co më shumë i prishi punë kryetarit kukull Basha, pasi u tregoi gjithë shqiptarëve se grupi i deputetëve të PD-së u binden vetëm urdhrave dhe gjesteve të Berishës dhe as që e marrin në konsideratë Bashën. Qoftë edhe për këtë arsye, Berisha duhet tia kishte kursyer kësaj radhe Lulzim Bashës këtë injorim publik.

Por, për një njeri që askush nuk e merr seriozisht si kryetar në selinë blu, i vetmi rol që i ka mbetur dhe që pranon ta bëjë me zell është të qenurit zëdhënës i vendimeve të vartësit të vet. Thjesht, tipar i njerëzve cipëplasur!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›