E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Konflikt për pronën e vjehrrit të Nishanit, 60-vjeçari kërcënon se do vetëdigjet (VIDEO)

gjilaniNjë 60-vjeçar nga Durrësi ka tentuar ti japë fund jetës, pasi pallatit ku ai jeton i ka dalë për zot pronari.

Mësohet se shtetasi Festim Gjilani ka thënë se do të hidhet nga kati i katërt ose do të vetëdigjet nëse policia ndërhyn për të liruar shtëpinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si valuta në Durrës, ndërsa i moshuari shfaqet në dritare me një shishe benzinë. Mësohet se pronari i banesës ku jeton 60-vjeçari është vjehrri i presidentit Bujar Nishani, raporton “Shekulli”.

Festim Gjilani thotë se nuk do të lirojë banesën pa pasur një shtëpi ku të shkojë.  Madje ai akuzon dhe vjehrrin e presidentit Nishani se po shfrytëzon influencën e dhëndrit të tij për të marrë shtëpinë e cila nuk i takon.

Nuk dal në rrugë pa më gjetur një banesë ku të shkoj. Zonja që pretendon se e ka pronën e vet, ka shtëpinë dy dhomë e një kuzhinë që i ka dhënë shteti në Tiranë. Të më japë mua atë shtëpi e iki unë. Ai do të marrë shtëpinë sepse ka prapa dhëndrin e tij, Nishanin, jo se i takon. Kjo ka qenë e italianëve, thotë Gjilani.

Policia është përpjekur të negociojë për të ndaluar 60-vjeçarin, i cili jetonte me gruan, një fëmijë dhe vëllanë e tij të sëmurë.

Gjilani nuk pranoi të negociojë as më forcat e policisë RENEA, të cilat ndodheshin në vendngjarje duke iu përgjigjur me tulla thirrjeve të tyre. 60-vjeçari ka arritur edhe të ndezë një zjarr përreth, por forcat zjarrfikëse arritën ta shuajnë, dhe të largojnë banorët që ndodhen në pallat. Ndërkohë forcat speciale nga Tirana kanë ndërhyrë për neutralizimin e tij. Ndërkohë përmbarimi është tërhequr përkohësisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›