E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: BE, aplikim per statusin e kandidatit

Shqiperia do te aplikoje per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje ne celjen e javes evropiane, se aplikimi per statusin e vendit kandidat eshte pjese normale e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Ne konferencen e perbashket me ambasadorin e Komisionit Evropian, Helmut Lohan, Bregu tha se perafrimi i vendit me BE-ne eshte nje nga hapat me rendesishem qe duhen marre. Pa anashkaluar ketu detyrat, qe Shqiperia ende duhet te realizoje per te permbushur kushtet e anetaresimit me te drejta te plota. "Pjesen me te madhe te hapave te guximshem tashme i kemi marre, perfshire ketu reformat kryesore, te cilat jane te nevojshme per te afruar Shqiperine me BE", tha Bregu. Sipas saj, tashme vendi duhet te permbushe detyrat kryesore dhe reformat politike, ekonomike etj. "Legjislacioni shqiptar po i perafrohet gradualisht me ate te BE. Per sa i perket kriterit politik mund t'ju themi se legjislacioni tashme eshte perafruar ne 80%, nderkohe qe per sa i perket plotesimit te kriterit ekonomik 65% e legjislacionit te brendshem eshte perafruar, ndersa ne plotesimin e standardeve evropiane rreth 70 per qind e legjislacionit komunitar eshte arritur tashme, pra eshte perafruar legjislacioni shqiptar me ate komunitar", u shpreh ministrja Bregu, optimiste per realizimin e reformave. Nje pike kyce, qe ministrja permendi si te rendesishme dhe ne kuader te javes evropiane ishte dhe dialogu me qytetaret. Sipas saj, ka komunikim dhe shpjegim me qytetaret per te kuptuar me mire dhe per te pasur gjate gjithe kohes mendjen dhe opinionin e qytetareve per hapat dhe procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Reagimi i ministres u be ne kuader te javes evropiane. Eshte viti i katert qe kjo iniciative po zhvillohet ne Shqiperi. Programi i ketij viti perfshin veprimtari kulturore, veprimtari qe perqendrohen ne historine e Bashkimit Evropian, marredhenien e BE-se me Shqiperine, si dhe zhvillimet e fundit ne Evrope dhe vecanerisht ato zhvillime qe kane ndikim te Shqiperia. R.R

Reformat perafruese

Shqiperia ka arritur me shume te perafroje reformat politike me Bashkimin Evropian me shume se cdo fushe tjeter. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje se per kriterin politik legjislacioni eshte perafruar ne 80%, nderkohe kriterin ekonomik 65% e ne plotesimin e standardeve evropiane rreth 70% e legjislacionit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›