E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Heqja e imunitetit, jane mekanizmat ligjore

Rozeta Rapushi

Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, vleresoi dje sistemin e ri zgjedhor te votuar ne Kuvend nje jave me pare, si te duhurin per t'u aplikuar ne Shqiperi. Duke kerkuar njeheresh dhe kalimin tashme ne pajisjen e qytetareve me karta identiteti dhe nje regjister korrekt zgjedhor. Nderkohe qe i beri te ditur partive politike e Kuvendit se i kane te gjithe mekanizmat ligjore per te hequr imunitetin e nje deputeti apo ministri, por ato duhen zbatuar.

Nderkombetaret pergezojne Kuvendin per sistemin e ri zgjedhor, ate proporcional rajonal. Ne kulmin e debateve mes dy partive te medha PD-PS dhe partive te vogla per zgjedhjet, kreu i KE ne Tirane, Lohan, mbron ndryshimet kushtetuese qe u votuan me 115 vota ne Kuvend. Nder te cilat u theksua qe sistemi zgjedhor do te jete ai proporcional rajonal, sistem i cili shkrin pjesen me te madhe te partive te vogla ne Kuvend. "Ndryshimet qe iu bene Kushtetutes jane mendime qe i hapin rruge zgjedhjeve te vitit 2009", tha dje Lohan. Sipas tij, vendi yne beri te mundur zgjedhjen e nje prej sistemeve zgjedhore me te duhur per tu praktikuar. Ambasadori i KE, gjeti rastin te vleresoje konsensusin e madh politik te vertetuar ne Kuvend, ku ndryshimet kushtetuese u miratuan jo me pak por me 115 vota. Por vendosja e sistemit te ri zgjedhor, nuk do te thote se Shqiperia arriti te realizoje reformen zgjedhore. Perkundrazi, ky eshte vetem fillimi dhe kete e permendi dje dhe ambasadori Lohan. Sipas tij, Shqiperia duhet te permbushe standardet me regjistrin e qytetareve dhe kartat e identitetit. "Ne kemi mbeshtetur krijimin e nje regjistri te ri nepermjet nje projekti kompleks dhe do te bejme te pamunduren qe ai te perfundoje ne kohen e duhur, perpara zgjedhjeve te 2009", vijoi Lohan. Ambasadori vleresoi konsensusin e treguar deri me sot mes pozites dhe opozites per reformat e ndryshimin e Kushtetutes.

Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, u shpreh dje dhe per ceshtjen me te nxehte politike, ate per heqjen e imunitetit te Fatmir Mediut dhe nismes se PD per kufizimin e imunitetit te te gjithe deputeteve. Sipas ambasadorit, Shqiperia i ka mekanizmat e duhura ligjore per heqjen e imunitetit, por mekanizmat, sipas tij, duhet te funksionojne deri ne fund. Pa dhene shume detaje, Lohan la te kuptohet se sipas ligjeve shqiptare, nuk eshte problem heqja e imunitetit, nese ato zbatohen. Lohan reagoi pas mbledhjes se zhvilluar ne kuader te Javes Evropiane, e cila realizohet ne Shqiperi. Brenda pak muajsh, Prokuroria e Pergjithshme i ka kerkuar Kuvendit heqjen e imunitetit per dy ministra te kabinetit qeveritar te djathte. Vetem pak muaj me pare, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku kerkoi heqjen e imunitetit per ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, per tenderin e rruges Durres-Kukes. Me shumice votash, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit te Bashes qe tashme eshte ne krye te diplomacise shqiptare por njekohesisht dhe nen proces hetimi nga prokuroria. E vetem nje jave me pare, prokuroria kete here e drejtuar nga Ina Rama kerkoi imunitetin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per tragjedine e Gerdecit. Imuniteti i Mediut eshte duke u shqyrtuar aktualisht ne Keshillin e Rregullores, Mandatet dhe Imunitetet, por shumica parlamentare eshte shprehur pro heqjes.

Takimi i te vegjelve me Lohan, pa rezultat

Vetem dy jave me pare, ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, zhvilloi takim me pese partite e vogla politike qe u ankuan per ndryshimet kushtetuese.

Nga pjesemarresit ne takim, mes te cileve Neritan Ceka e Pellumb Xhufi u deklarua se ambasadori Lohan u cudit nga fakti se partite e medha politike PD-PS qe kane marre persiper te ndryshojne kushtetuten sjellin propozim pas propozimi. Madje u tha se Lohan i mbeshteti ne kerkesen e tyre qe propozime te tilla ku kerkohet ndryshimi i disa neneve ne kushtetute te zhvillohet ne tryeza te gjera politike dhe me eksperte. Te vegjlit u shprehen pas takimit se gjeten mbeshtetje dhe mirekuptim te plote nga Lohan per standardet qe duhen. Nderkohe qe i deklaruan ambasadorit te KE se kerkojne zgjedhjen e presidentit nga populli.

Votimi, konsensusi prej 115 votash

Me nje konsensus te gjere me 115 vota, Kuvendi votoi nje jave me pare ndryshimet kushtetuese. Deputetet vendosen qe Presidenti te zgjidhet me shumice te thjeshte votash e vetem nese nuk arrihet kjo te kerkoje shperndarjen e Kuvendit. Qe Prokurori i Pergjithshem te kete nje mandat pesevjecar dhe sistemi zgjedhor ne vend te jete ai proporcional rajonal. Kuvendi vendosi gjithashtu qe te ndryshoje dhe nenin 104 te kushtetutes, duke lejuar qe Kuvendi te shperndahet ne rast se nuk votohet mocioni i besimit qe kerkon Kryeministri per kabinetin e tij. Me konsensus politik mes pozites dhe opozites u vendos gjithashtu dhe shkrirja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›