Kapet në Tiranë i kërkuari nga drejtësia amerikane
TIRANË - Policia ka ndaluar mbrëmë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Gazmir Gjoka, 56 - vjeç, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet e Interpol Washinton në Sh.B.A e kishin shpallur në kërkim për 'Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike'.
Gjoka kishte marrë në mungesë masën 'arrest me burg' në New Jersey për veprën penale të 'Trafikimit të lëndëve narkotike'. Operacioni për kapjen e tij u finalizua mbrëmë nga Policia shqiptare. Gjoka do t'i dorëzohet për qëllim ekstradimi autoriteteve të New Jersey në SHBA.