E Martë, 3 Nëntor 2026

Bregu: Mazhoranca kërkon që Berisha të humbasë mandatin | 3D

Analisti Zylyftar Bregu, mendon se qëllimi i maxhorancë socialiste është që ti humbasi mandatin zotit Berisha. Sipas tij maxhoranca për pak bëri një autogol para pak ditësh kur një deputete socialiste e komisionit hetimor për sistemin TIMS kërkoi thirrjen e zotit Berisha për t’u pyetur. 
Analisti Bregu mendon se do të jetë problem nëse zoti Berisha do ta humbi mandatin në mënyrë procedurale.

Sipas tij maxhoranca socialiste kërkon ta eleminojë politikisht numrin një të Rithemelimit.

Në ndërhyrjen e tij analisti Sidi Hasani tha se çdo padrejtësi ndaj zotit Berisha do të jetë në favor të tij.

Por analisti Sami Neza e konsideroi debatin si në  kufi të fantazisë, çka e shtyu analistin Arjan Curi të thoshte “Na lejo të fantazojmë pak!”.”Sigurisht Ramës i duhet Berisha kryetar i opozitës” tha ai.

Deklarata e Currit e shtyu Nezën të shprehej se kjo nuk funksionon. “Berisha nuk i rregullon punë Rames duke u forcuar” tha Neza. Sipas tij Rama e bën se ka interes të dobësojë Berishën në çdo mënyrë.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›