E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Në protestën e PD-së mungonte Tirana. U mbyll në formë të squllët

Pedagogu Zylyftar Bregu, në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, komentoi protestën e mbajtur këtë të hënë nga Partia Demokratike, duke theksuar se sipas tij nuk arriti të mobilizonte pjesëmarrësit nga Tirana.      

Sipas tij, protestës i mungoi organizimi.

“Në këtë krizë politike institucionale, a kishte motiv për protestë? Sigurisht që po. Ai tregoi se protesta kërkonte që Rama të bëjë një hap pas, sigurisht që jo, sepse nuk kishte entuziazëm dhe nuk kishte qytetarë. Mungonte Tirana, nuk ishte kryeqyteti në protestë. Mungonin të angazhuarit. Protesta u mbyll në një formë të squllët”, tha ai.

Ai shtoi se “mungesa e qytetarëve të pa angazhuar tregon një problem në lidershipin e Partisë Demokratike”.

“Mendoj që lidershipi i Partisë Demokratike ka një problem me veten e vet. Nuk angazhon pjesën gri ose nuk angazhon opozitarizmin që ekziston në qeverinë shqiptare për ta marrë pas vetes”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›