Bregu Padi penale ndaj Edi Rames per shpifje e fyerje Rozeta Rapushi

Dyndje padish mes zyrtareve te larte te shtetit per shpifje dhe akuza te rreme. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha dje se do te beje padi penale dhe civile ndaj Edi Rames me akuzen shpifje dhe fyerje per shkak te detyres. Nderkohe qe hodhi poshte cdo akuze te bere prej Rames se motra e ministres dhe bashkeshorti i saj kane lidhje te arrestuarin nga policia dy dite me pare Albino Prudentino. Motra ime Ornela Bregu dhe bashkeshorti i saj nuk kane asnje lidhje biznesi apo te nje natyre tjeter me personin e arrestuar Albino Prudentino. Personi me te cilin ata kane pasur ortakeri biznesi quhet Angelo Prudentino. Sipas certifikates se penalitetit leshuar nga Ministria e Drejtesise italiane dhe depozituar ne momentin e themelimit te shoqerise rezulton person pa precedent penal arsye e mjaftueshem per te bindur cilindo qe kerkonte te hynte ne marredhenie biznesi me te theksoi Bregu duke bere publike edhe faksimilet qe e vertetonin nje gje te tille. ndersa per lajmin se ne dokumentacionin e QKR eshte nderruar perfaqesia e Beting Systems Albania pasi ish perfaqesuesi i saj Angelo Prudentino ka transferuar aksionet e tij duke rritur aksionet e ortakeve te tjere ministrja tha se eshte e vertete. Te nxitur nga rrethana jo komode per te zhvilluar aktivitetin e tyre pas arrestimit te Albino Prudentinos me date 30.09.2010 ortaket e kesaj shoqerie kane zhvilluar nje mbledhje ortakesh ku i kane kerkuar Angelo Prudentinos te birit te te arrestuarit te deklaroje pozicionin e tij. Ai ka thene se ne menyre qe shoqeria te mos demtohet nga pjesemarrja e tij si aksioner per disa rrethana te pasqaruara nga organet kompetente te nje pjesetari te familjes kerkon te beje shitjen e aksioneve te tij tha Bregu ndaj sipas saj QKR kreu regjistrimin e aplikimit te ri ku ndryshoi te dhenat e ortakeve nje veprim krejtesisht normal te bazuar ne ligj qe behet per cdo biznes nese njeri nga ortaket kerkon largimin nga detyra. Pas ketyre sqarimeve Bregu ftoi prokurorine qe te hedhe drite mbi akuzat e bera duke e siguruar kryesocialistin Rama se ajo do te vazhdoje te jete dhe te punoje ne kuader te integrimit te vendit. Siguroj Edvin Ramen se qe sot si pjese e kesaj mazhorance do te punoj dhe dy here me shume qe ne kete vend forcen ta kete ligji morali dhe jo imoralet politike si ai vete. Edvin Rama ka me shume se nje muaj qe me ka vene ne qender te akuzave te genjeshterta dhe shantazheve te tij si nepermjet tellalleve ashtu dhe duke keqperdorur nje pjese te shtypit shqiptar akuzoi ajo. Sipas ministres Rama nuk mund te mbuloje perfshirjen e tij te drejtperdrejte ne aktivitete mafioze e korruptive me gjoba 20 perqindeshe duke perbaltur ministren e Integrimit te kesaj qeverie.