E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sfidon SHBA svoton Gjykaten Administrative Rozeta Rapushi

Opozita refuzon te votoje projektligjin per Gjykatat Administrative pavaresisht apelit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes se me kete akt humbet ndihma e tyre per keto gjykata. Ne nje seance te shoqeruar me debate deputetet socialiste riperseriten qendrimin e grupit duke e kushtezuar voten per kete ligj me hapjen e kutive te votimit. Ka qene Gramoz Ruci ai i cili eshte shprehur se paketa e opozites ka te beje me ndryshimin e filozofise se mazhorances. Ja ku eshte vullneti yne per te votuar cdo ligj e reforme. Ngrini komisionin hetimor sipas rezolutes se PE-se ulemi te negociojme ne te kundert ne nuk terhiqemi nga kauza jone. Nderpriteni seancen mblidhemi ne ketu jemi. Te ngrihet hetimi per zgjedhjet uluni me qetesi pranoni 5-6 pikat tona ne axhenden e Parlamentit dhe te ecim para. Nese nuk e ndryshoni kete filozofi qe te ulemi nepermjet negociatave jo demagogjise jo vetem qe nuk terhiqemi por jemi te vendosur qe te vijojme kauzen tone beri te qarte Ruci. Mos pranimi i ketyre kerkesave coi opoziten menjehere ne kembe duke braktisur seancen plenare ne momentin e votimit te projektligjeve mes te cileve dhe ai per Gjykaten Administrative i cili kerkon plot 84 vota per tu miratuar. Qe ne fillim socialistet permes sekretarit per ceshtjet ligjore ne PS Fatmir Xhafaj kane dhene dje argumentet se pse opozita nuk do te votoje nje nisme te tille pavaresisht rendesise qe ka ajo per vendin. Duke lidhur votimin e nje ligji te tille me debatet politike dhe ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit 2009. Une kam dy drafte ne dore. Nje per gjykaten administrative dhe se dyti projektvendimin per ngritjen e Komisionit Hetimor me nenshkrimet e te gjithe deputeteve socialiste. Ofroni konsensus per hetimin mbeshtetur ne kutite e materialeve zgjedhore dhe ne jemi te gatshem te japim kontributin dhe konsensusin tone tha Xhafaj. Sipas tij vetem ne kete menyre socialistet jane te gatshem qe te japin konsensusin e plote per te shqyrtuar nismen ligjore per Gjykatat Administrative si dhe te votojne ate se bashku me propozimet e nderkombetareve. Ne te kundert ky konsensus do te mungoje. Ne projektvendimin per hetimin e zgjedhjeve nuk flitet per numerim as per rinumerim dhe as per flete votimi. Eshte fiks sic e keni kerkuar e pranuar publikisht zoti Kryeminister. Ofroni konsensusin tuaj per ta votuar kete projektvendim. Kjo sfide eshte per ju. Me nje levizje te vetme mund te zgjidhni njekohesisht shume gjera. Mund te permbushni ndershmerisht detyrimet e pakryera perpara aleatit tone strategjik ta garantoni ate realisht per ndershmerine e vullnetit tuaj. Nderkohe ky eshte nje moment per te bere politike theksoi ai. Sipas Xhafaj e gjithe kjo behet per shenjterine e votes se lire vota e cila eshte ne themel te madheshtise dhe demokracise edhe te aleatit strategjik Shteteve te Bashkuara qe keshillojne te bejme politike konstruktive. Per voten e lire pa te cilen nuk ka drejtesi te lire biznes te lire qytetare te lire. Reflektoni e veproni zoti Kryeminister. Ndryshe do te deshmoni proven tuaj te radhes te paaftesise qeverisese dhe duhet te largoheni vijoi ai duke parashtruar keshtu kerkesat dhe kushtet e opozites per kete nisme ligjore. Sipas tij PS ka dhene konsensus te plote per kete projektligj qe dy vjet me pare dhe ka kontribuar aktivisht ne diskutimin e tij ne komisionin e ligjeve qe ne legjislaturen e meparshme. E megjithate sipas socialistit verejtjet e opozites te pushtetit gjyqesor te grupeve te interesit dhe te ekspertizes nderkombetare nuk u perfshine ne projektligj i cili erdhi i paplote ne Kuvend. Ne mbeshtetje te ketij qendrimi ka qene dhe kreu i Grupit Ruci.

PS Berisha nuk zbatoi pjesen e detyrimit ne marreveshje me SHBA
Partia Socialiste fajeson maxhorancen e me shume kryeministrin Sali Berisha se me pasivitetin e tyre qellimkeq nuk zbatuan pjesen e tyre te detyrimit ne marreveshje me qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per ligjin per Gjykaten Administrative. Sipas socialisteve per te ndertuar alibine e tij per pune te pakryera apo pune te kryera keq kryeministri po tenton te vere Partine Socialiste perballe ketij deshtimi te radhes se qeverise. Ne emer te grupit Parlamentar te Partise Socialiste po ju ofrojme jo thjesht nje sfide. Jo nje kusht po nje konsensus. Po ju ofrojme ne menyre publike nje oferte te ndershme politike ofroi Fatmir Xhafaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›