E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Përgjigjen opozitës ia japin zgjedhësit

Ministrja Bregu pasi i ka informuar të rinjtë për ecurinë e procesit të integrimit, për plotësimin e 12 pikave të Planit të Veprimit, i cili është hartuar e konsultuar ngushtësisht me Komisionin Parlamentar të Integrimit, shoqërinë civile dhe Komisionin Evropian, ka ndaluar dhe tek çështja politike e ditës, heqja e imunitetit.

Ministrja Bregu ka theksuar edhe një herë se heqja e imunitetit që është një kusht për të marrë në vjeshtën e këtij viti, një përgjigje pozitive, mbi statusin e vendit kandidat, është detyrimi madhor i paplotësuar i kalendarit, deri në muajin korrik, të miratuar së bashku me Komisionin Parlamentar të Integrimit.

Duke përmendur shembujt e gjithë vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, shefja e Integrimit, vuri edhe një herë në dukje se askund nuk ndodh që opozita të bllokojë proceset e të hedhë baltë mbi çdo zhvillim pozitiv, në momentet më të rëndësishme kombëtare.

“Referendumi i qytetarëve, që na duan të gjithëve të barabartë para ligjit, do të jetë zgjidhja e vetme. Kohë nuk ka. Shtatori është muaji i cili fillon me një vrull për të raportuar dhe për një sërë detyrimesh të tjera që qeverie shqiptare ka marrë përsipër të realizojë. 2013 është afër. Përgjigjen më të mirë kësaj opozite që e ka të vështirë të pranojë se brenda dy mandateve PD dhe qeverisja e saj i solli shqiptarëve anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe do t’i sjellë dhe statusin e vendit kandidat, do t’ja japin me votën e tyre të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që besojnë tek kjo force politike e tek kjo qeveri”, theksoi ministrja Bregu. /Start/

                                                                                             2012-08-21 08:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›