Kryeministri pret mbesen e shkrimtarit Faik Konica
Kryeministri Berisha priti në një takim zonjën Eranda Al Azem- Konica, mbesë e shkrimtarit dhe patriotit Faik Konica dhe e ministrit të Jashtëm të Mbretërisë Shqiptare, Mehmet Konica.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e veçantë të familjes Konica në krijimin e shtetit shqiptar dhe të kulturës shqiptare.
Ndërkohë që zonja Al Azem – Konica si pjesëtare e komunitetit me origjinë shqiptare të Sirisë, e njohu kryeministrin mbi gjendjen në Damask, ku jetojnë rreth 20 000 qytetarë me origjinë shqiptare.
Prej më shumë se një shekulli ata kanë dhënë një kontribut të shquar në zhvillimin e shoqërisë siriane, duke ruajtur krenarinë për origjinën e tyre. Gjatë javëve të fundit një pjesë e tyre janë detyruar të largohen në kampet e refugjatëve pasi për fat të keq lagjja e banuar prej tyre është bërë objekt i bombardimeve të rënda nga ana e forcave qeveritare .Kryeministri Berisha vuri në dukje se qytetaret me origjinë shqiptare në botën arabe, shquar deri në postet më të larta shtetërore. “Si pjesëtare e NATO-theksoi kryeministri - ne do të bëjmë përpjekje për krijimin sa më parë të një zone të ndaluar për fluturimin e avionëve luftarakë, në mënyrë që të ndalen bombardimet kriminale mbi popullsinë civile nga ana e aviacionit të Bashar Al Asad”. Kryeministri e siguroi zonjën Eranda Al Azem- Konica për ndihmën që do t’i japë Shqipëria refugjatëve sirianë në kampet e Turqisë, duke dërguar medikamente dhe ekipe mjekësore.