E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Pseudoaleanca për "Shqipërinë Evropiane", pse nuk voton 3 ligjet

TIRANË- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka akuzuar opozitën se bllokoi votimin e 3 ligjeve me qëllim mbajtjen peng të statusin e Shqipërisë në BE.

Gjatë një konference për shtyp, në Ministrinë e Integrimt bregu sulmoi kreun e opozitës Edi Rama se të njëjtën gjë po bën edhe me KQZ, duke shkelur mbi thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë për besueshmëri në procesin e zgjedhjeve. 

Bregu ironizoi dhe koalicionin e majtë “Aleanca për një Shqipëri Evropiane”, duke i kërkuar arsye pse nuk votojnë për integrimin.

“Sic edhe jeni vënë në dijeni, dje në Luksenburg u mbajt takimi i 5- të i Këshillit të Stabilizm Associmit, BE- Shqipëri. Në prani të përfaqësuesve të presidencës Europiane dhe Komisionerit Fyle, u diskutuan dhe u vlerësuan reformat që qeveria shqiptare ka ndërrmarë dhe realizuar në kuadër të proçesit të integrimit të vendit në BE që nga liberalizimi i vizave e deri tek plotësimi i një listë të madhe të detyrimeve. Kjo bëri të mundur që Shqipërisë t’i propozohej në tetor 2012 marrja e statusit të vendit kandidat.
Por ky status u bllokua. Dje u tha edhe njëherë qartazi, se statusin e vendit kandidat Shqipëria e humbi prej mosvotimit të tre ligjeve, që ishin kusht i vendosur në Raportin e Progresit, të Komisionit Europian në tetor 2012 si dhe në konkluzionet e Këshillit në Dhjetorin 2012.
Pra pavarësisht nga ato çfarë thotë e ç’thotë opozita, u theksua dje përsëri nga komisioneri për zgjerim dhe ministrja irlandeze, se ishte mëkat që konsensusi politik u ndërpre atëherë kur duhet të votoheshin 3 ligjet. Nuk besoj se ka qytetar shqiptar që nuk e ka kuptuar këtë, sikurse nuk besoj se ka pseudoalenaca politike që nuk e kanë të qartë këtë. Opozita dhe kryetari i PS-së kanë bllokuar me ndërgjegje, jo sepse votimi i 3 ligjeve shkelte ndonjë parim, apo cënonte ndonjë moral politik. Përkundrazi morali politik i drejtë orienton politikanët e forcat politike të vënë mbi të gjitha interesin e vendit. Interesin e kujt ka mbrojtur Edi Rama duke bllokuar Shqipërinë 3 herë? Të Shqipërisë e shqiptarëve jo! Sot opozita këkon të bindë se është për Shqipërine evropiane. Po pse nuk i voton 3 ligjet atëherë? Sepse e vetmja gjë që bën Rama, është të vendosë prioritetin partiak mbi atë të Shqipërisë evropiane. Sikurse bën edhe sot. Ky kryetar partie po nuk bllokoi nuk e shtyn dot jetën e tij politike. Të njëjtën gjë që po bën edhe me KQZ-në. Përsëri pala evropiane bëri thirrje. Komisionieri Fyle theksoi se të gjitha palët politike kanë përgjegjësi për të siguruar besimin e njerëzve në procesin zgjedhor e se të gjitha palët politike duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Të gjitha palët! Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet për të mos e lënë më vendin peng të bllokimit, siç bëri Edi Rama, pas zgjedhjeve të 2009-ës. Se këtë moral politik ka ai. Ndaj bëjnë thirrje ndërkombëtarët për pranim të rezultatit të zgjedhjeve. Ndoshta ky moral politik të çon drejt aleancave manovër, por fitues nuk të nxjerr kurrsesi. Sepse qytetarët shqiptarë kanë moralin për të dënuar atë që bllokon, pavarsisht bojërave të makjazhit që përdor. Qytetarët shqiptarë kanë nëshkruar kartën e parimeve universale, e më të thjeshtë: mashtruesit e bllokuesit nuk do të bllokojnë dot më. 23 qershori është dita e ndarjes përfundimtare me pseudomoralin e bllokuesit”, theksoi Bregu.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›