E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Aktiviteti i Bashkisë, për një projekt të bërë gati nga ne

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot për aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. 

Në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Rama e cilëson projektin në fjalë si të bërë gati në kohën kur ai drejtonte institucionin e Bashkisë së Tiranës. Ai akuzoi Bashkinë aktuale se gënjen populluin.

“Aktiviteti sot i Bashkisë Tiranë ku u sha opozita dhe gënjye populli si përditë, u krye për një projekt të bërë gati me kohë nga ne”, shkruan Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›