E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu-Ramës: Gjej pak kurajo dhe 2 sekonda tu kërkosh falje shqiptarëve

Ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryesocialistit Rama se 3 ligjet e ashtëquajtura të integrimit janë ligje si gjithë të tjerat.

Në një konferencë për shtyp, bregu theksoi se Rama duhet t`u kërkojë të falur shqiptarëve për bllokimin që i bëri marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE.

“Nëse ligjet janë si ligje si gjithë të tjerat pse e përdore Fierin për të mos i votuar? Ti Edi Rama the se këto ligje janë si gjithë të drejtat dhe sipas teje nuk ishte një lajm i mirë për shqiptarët miratimi i tyre. Ti përdore një tjetër alibi për ti shpëtuar përgjegjësisë tënde por ti vetëm sa konfirmon fajin tënd.  Kush ia privoi bursat për studentët vetëm Edi Rama? Kush privon investimet e huaja vetëm Edi Rama, kush dëmton mjekët, infermierët dhe shqiptarët vetëm ti Edi Rama.Ti Edi Rama duhet të gjesh pak kurajo dhe 2 sekonda që tu kërkosh falje shqiptarëve. Pak kurajo dhe 2 sekonda dhe të marrësh përgjegjësi për veprimin që ke bërë. Shqiptarët kërkojnë një transparencë të plotë nga Edi Rama tha Bregu.

Sipas saj, Ramës i intereson vetëm posti i kreut të PS-së dhe jo mirëqënia e shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›