E Diel, 1 Nëntor 2026

Çudira shqiptare/ Kush tha që nuk është duke u zhvilluar bujqësia? (FOTO)

Opozita ankohet se në vend bujqësia është në gjendje të mjerueshme, ndërkohë që kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Bujqësisë thonë se kanë financuar mijëra fermerë.

Fotot e mëposhtme tregojnë se bujqësia jo vetëm po zhvillohet, po tanimë po mbillen domate edhe në rrugë.

Fotot janë realizuar nga kandidati i PS në Durrës, Ilir Beqja.

Punimet në unazën e plazhit të Durrësit, Shkozet – Plepa, nuk kanë përfunduar ende, por në hapësirën ndarëse të trafikut ka filluar lulëzimin një mikrofermë. Siç mund ta shihni në foto, dikush ka mbjellë domate, tranguj dhe qepë.

Ky është modeli ekonomik i promovuar nga Sali Berisha, Sokol Olldashi dhe Genc Ruli. Fshatarët mbjellin në rrugë dhe qytetarët do të blejnë në rrugë, shkruan Beqja në FB./ep

domate

domate 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›