E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Raporti i KE-së, progresi i Shqipërisë drejt BE-së

Ministria e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh në seancën e sotme plenare se progress raporti është progresi i marrëdhënieve inkurajuese të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ky është raporti i progresit të Shqipërisë drejt BE-së theskoi Bregu duke shtuar se raporti është objektiv dhe konstaton arritjet e vendit. Sipas saj fitorja më e madhe e kësaj qeverie në këtë progres raport është se Shqipëria u hoq nga njolla e zezë e vendeve të europës si një vend që zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Bregut raporti thekson se Shqipëria ka bërë zgjedhjet më të mira dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve janë zbatuar.
Ndërkohë Bregi i bëri sërish thirrje opozitës të vijë në Kuvend për të votuar ligjin për kufizimin e imunitetit të deputetëve . "Rama ka një problem të madhe që në vend të variantit për t'u bërë burrë shteti dhe i madh zgjodhi të bëhet kryetar partie dhe i vogël" theksoi Bregu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›