E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Raporti, program pune për qeverinë

Kryeministri Berisha në seancën e sotme plenare pasi ka përshëndetur raport progresin e KE-së për Shqipërinë theksoi se ky raport ky ëhstë raporti më i mirë dhe më inkurajues i Komisionit Europian për vendin tonë. Sipas tij ky raport në përmbajtjen e tij dëshmon se marrëdhëniet me Bashkimin Europian janë inkurajuese
"Ky raport është më i miri pasi fakton me një mekanizëm themelor se demokracia në Shqipëri funksionon, se bën fjalë për zgjedhje të standarteve ndërkombëtare duke dalë nga lista me zgjedhje të kontestueshme " theksoi Berisha.
"Zotohem se raporti nga qeveria do të lexohet për arritjet dhe do të jëtë një program pune për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky raport" theksoi Berisha
Gjithashtu Berisha i ka bërë sërish thirrje opozitës të marrë pjesë në kuvend duke shtuar se e garanton që kjo shumicë nuk do e ndihej veten të tillë por do t'i japë opozitës vendin kryesor në këtë Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›