Bregu: SHBA njeh legjitimitetin e qeverisë
“Zëvendëssekretari Stainberg vlerëson përpjekjet e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Parlamentin Evropian, Joseph Daul dhe Martin Schultz për zgjidhjen e problemit të qëndrimit të opozitës shqiptare ndaj Parlamentit dhe zgjedhjeve të 28 qershorit”, tha zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu.
Qeveria shqiptare-vijoi ministrja e Integrimit-siguron Qeverinë e Shteteve të Bashkuara se në përputhje me shtetin ligjor dhe në respekt ndaj Kushtetutës dhe Institucioneve demokratike të vendit, në Shqipëri mund të bëhet transparenca e çdo dokumenti”.
Ajo tha se maxhoranca i ka ofruar opozitës zgjidhjen e kërkesave të saj, jo vetëm me pjesëmarrje në Komisionin Hetimor Parlamentar, por edhe shumicën me votë në këtë komision, si dhe kryesimin e tij. “Rikomfirmojmë se Qeveria është e hapur që opozitës t'i krijohen të gjitha kushtet që të paraqesë në Prokurori për hetim të mëtejshëm e të plotë çdo akt apo dokument që ajo disponon mbi pretendimet e saj”, vijoi.