Bregu: Shqipëria e para në botë për prokurimet elektronike
"Shqipëria është vendi i parë në botë që aplikon një sistem prokurimi 100 për qind elektronik, të detyruar për të gjitha shërbimet publike", deklaroi sot ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Në një konference shtypi, Bregu, njëkohësisht zëdhënëse e qeverisë, ka përshëndetur edhe vendimin e Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e Shqipërisë me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike.
"Reduktimi i burokracive dhe përmirësimi i shërbimeve publike, si pjesë e reformave të kësaj qeverie për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, janë vlerësuar maksimalisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vlerësimin e saj vjetor për qeverisjen dhe administratën publike", tha ajo.
Sipas Bregut, "Organizata e Kombeve të Bashkuara do t'i akordojë Agjencisë së Prokurimeve Publike të Shqipërisë çmimin e ekselencës". Bregu informoi se "Agjencia Shqiptare e Prokurimeve Publike do të renditet përkrah 15 institucioneve në mbarë botën, që do të marrë çmimin për shërbime publike të shkëlqyera për vitin 2010".
Ministrja e Integrimit sqaroi se "Shqipëria renditet e dyta pas Gjermanisë në grupimin e vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut për përmirësimin e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të shërbimeve publike". "Nga një sistem bllokues në letër i procesit të tenderimit, me mbi 70 për qind të tenderëve të hapur 5 vite më parë, një procedurë që shoqërohej nga mungesa e transparencës dhe niveli i lartë i korrupsionit, sot Shqipëria është vendi i parë në botë që aplikon një sistem prokurimi 100 për qind elektronik, të detyruar për të gjitha shërbimet publike", tha Bregu.