E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria ka demokraci, respekton Kushtetutën dhe të drejtat e opozitës

Tiranë, 25 maj, NOA Shqipëria dhe shqiptarët kanë arritur në një stad pjekurie politike dhe maturie demokratike që i lejojnë të ecin përpara me sukses duke respektuar shtetin ligjor e Kushtetutën, si dhe njëkohësisht të drejtat e liritë e qytetarëve dhe të opozitës në veçanti.

Kjo është deklarata që ka bërë Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, njëkohësisht edhe zëvendësministër Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha, i përcolli zyrtarit kosovar përshëndetjet e tij dhe të qeverisë shqiptare, si dhe shprehu vlerësim për kontributin e Partisë Liberale, vetë zotit Dedaj dhe familjes së tij për çështjen kosovare.

Nga ana e tij Dedaj e njohu Kryeministrin Berisha me zhvillimet politike në Kosovë dhe me hapat që po bëhen për integrimin e shtetit dhe shtimin e njohjeve për pavarësinë.

Ne, si parti e vogël, duke qenë pjesë e mozaikut të politikës kosovare, e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë dhe Tuajin personalisht në realizimin e pavarësisë, në zhvillimin harmonik të shoqërisë dhe shtetit të ri kosovar, si dhe kontributin në prosperitetin dhe progresin perëndimor të Shqipërisë, tha Dedaj.

Kryeministri Berisha i shprehu kreut të Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj mbështetjen e tij dhe të qeverisë ndaj progresit që po bën Kosova.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›