Bregu Shqiperia rrezikon marrjen e statusit fajin PS-ja
Vetem pak dite para dhenies se vendimit per statusin Kandidat per Shqiperine nga Komisioni Evropian ministrja e Integrimit Majlinda Bregu eshte shprehur se kjo eshte nje situate e pakendshme qe eshte krijuar per vendin tone dhe ne rast pergjigjeje negative per statusin pergjegjesia do te bjere mbi opoziten. Sipas ministres Bregu nese edhe kete here do te jete e njejta pergjigje si nje vit me pare atehere kjo do te krijoje nje efekt negativ mbi vendin tone sepse ky eshte demtimi i imazhit te Shqiperise ne syte e BE-se. Ky vendim ne qofte negativ nuk eshte se na largon daten e anetaresimit as humbasim fonde sepse plani financiar i BE-se tashme do te levize ne baze te vendimit per statusin kandidat apo jo. Mali i Zi vjet nuk fitoi asnje euro me shume. Por sigurisht qe do te kishte qene shume me mire sikur ne te mos kishim prishur imazhin e mire qe Shqiperia me veshtiresi e ringriti nga viti 2005. Demi me i madh qe eshte bere me bojkotin e opozites eshte demi qe i eshte bere imazhit te vendit - u shpreh Bregu. Nderkohe shprehu besimin se per Shqiperine do te kete nje vleresim objektiv nga ana e evropianeve per sa i perket punes se qeverise shqiptare te bere brenda nje viti si dhe percaktim te qarte te pergjegjesive te seciles force politike. Cdo dite qe kalon na ben te ndjehemi me ne siklet per nje situate e cila mund te ishte evituar vetem me pak dashamiresi dhe ndergjegjesim per rolin kryesor qe ka opozita ne parlament. Mund te ishte evituar me thjesht ne rast se opozita do te kishte permbushur detyrimin bazik per te votuar ligjet ne Parlament - vijoi me tej Bregu. Diten e merkure Komisioni Evropian do te jape dhe noten vjetore per permbushjen e detyrave te shtepise nga Shqiperia. Rezultati i ketij vendimi pritet te jete negativ kjo eshte pranuar nen ze nga te dyja forcat politike.