E Diel, 1 Nëntor 2026

Heqja e mandatit Kushtetuesja zbardh vendimin Beqja jo me ne Kuvend

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin per papajtueshmerine e mandatit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja. Zbardhja e vendimit i heq te drejten deputetit Beqja qe nga dje te jete pjese e Kuvendit te Shqiperise. Vendimi i Kushtetueses erdhi pas shqyrtimit te kerkeses se nje grupi deputetesh demokrate sipas se ciles Beqja ka perfituar fonde publike gjate kohes kur ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise. Sipas Gjykates Kushtetuese deputeti ka detyrimin qe ne momentin e shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve pavaresisht se kur ben betimin te sillet si deputet. Nje gje e tille nuk ka ndodhur ne rastin e deputetit Ilir Beqja - thuhet ne vendimin e Kushtetueses e cila argumenton Gjykata vlereson se vendimi i Kuvendit per dergimin e ceshtjes para saj per konstatimin e papajtueshmerise me mandatin e deputetit te zotit Ilir Beqja eshte votuar rregullisht dhe ka marre shumicen e votave te deputeteve te pranishem dhe qe kane votuar. Sipas vendimit deputeti Ilir Beqja kishte detyrimin qe ne momentin e shpalljes se tij fitues nga KQZ-ja te shmangte cdo rast te papajtueshmerise.

Argumentet e Kushtetueses

Lidhur me shkakun e pare per pavlefshmerine e votimit pra te votimit te hapur ose te fshehte gjykata veren se Kushtetuta e Republikes se Shqiperise dhe rregullorja e Kuvendit nuk parashikojne menyren e votimit per raportin e 1/10 se anetareve te Kuvendit kur vendoset dergimi i ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per konstatimin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit. Megjithate parimisht sa i takon menyres se votimit ne Kuvend gjykata vlereson se vota e deputeteve nuk eshte e detyrueshme te jete e fshehte ne te gjitha rastet pasi deputetet jane pjese e nje organi ku formohet vullneti politik. Deputetet nuk kane detyrim qe gjate veprimtarise se tyre te jene te paanshem ose te pavarur politikisht pasi ata nuk jane nepunes publike gjyqtare ose funksionare te tille nga te cilet pritet vendimmarrje e paanshme politike. Deputetet jane funksionare te mandatuar politikisht dhe zgjedhesit presin prej tyre te sillen si te tille duke respektuar parimet kushtetuese ne nje demokraci parlamentare. Nisur nga ky fakt gjykata vlereson se menyra se si duhet votuar hapur apo fshehte ne rastet kur nuk eshte percaktuar ne rregulloren e Kuvendit mund te vendoset nga vete deputetet sipas rastit dhe ceshtjes duke iu referuar edhe praktikave te meparshme te ngjashme nese ka. Gjykata thekson se ne ceshtjen konkrete anetaret e Kuvendit nuk votuan per heqjen ose per pavlefshmerine e mandatit te deputetit Ilir Beqja por votuan per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar ose jo papajtueshmerine e mandatit te tij. Rezultati i votimit ne Kuvend nuk solli shpalljen e papajtueshmerise ose perfundimin e mandatit te deputetit por vetem venien ne levizje te gjykates sic parashikohet ne nenin 70/4 te Kushtetutes. Eumlshte kjo gjykate qe vendos nese ka shkaqe per te konstatuar papajtueshmerine e mandatit te deputetit. Sa i takon argumentit te dyte lidhur me pavlefshmerine e vendimit te Kuvendit nr. 65 dt. 21.10.2010 pra te mosarritjes se shumices se kerkuar per miratimin e tij gjykata cmon se ky pretendim nuk eshte i bazuar. Neni 78 i Kushtetutes parashikon se Kuvendi vendos me shumicen e votave ne prani te me shume se gjysmes se te gjithe anetareve pervec rasteve kur Kushtetuta parashikon nje shumice te cilesuar. Vendimi nr. 65 dt. 21.10.2010 i Kuvendit sipas interpretimit te gjykates ne kushtet kur votojne te gjithe deputetet e pranishem duhet te votohej me 71 vota pro. Ne rastin konkret eshte votuar fillimisht per pranine e deputeteve ne salle me qellim percaktimin e kuorumit te domosdoshem per votimin e kerkeses se grupit te deputeteve. Sipas tabulateve te Kuvendit te Shqiperise rezulton se lidhur me pranine ne salle kane votuar 137 deputete. Pas verifikimit te pranise se deputeteve ne salle ne nje interval kohor prej disa minutash eshte votuar per kerkesen e nje grupi deputetesh te Kuvendit per dergimin e ceshtjes Gjykates Kushtetuese. Sipas tabulateve te ketij votimi rezulton te kene votuar 139 deputete. Nga keta 70 deputete kane votuar pro 67 deputete kunder dhe 2 kane abstenuar. Nga procesverbali i votimit rezulton se 3 deputete P. Sterkaj D. Tahiri dhe F. Tushe nuk kane votuar per pranine ne salle por kane votuar lidhur me kerkesen e grupit te deputeteve. Ndersa nje deputet F. Toci megjithese ka votuar per pranine e tij ne salle nuk ka votuar lidhur me kerkesen e grupit te deputeteve. Kjo ka sjelle qe numri i deputeteve sipas votimit per pranine te mos perputhet me numrin e deputeteve qe kane votuar lidhur me kerkesen. Per sa me siper gjykata konfirmon qendrimin e saj te meparshem se per percaktimin e kuorumit ne nje proces votimi duhet ti referohemi vetem numrit te deputeteve qe kane votuar dhe jo numrit te pergjithshem te deputeteve qe ndodhen ne salle dhe qe nuk votojne vendim i Gjykates Kushtetuese nr. 29/2009. Gjykata cmon se nje deputet qe nuk shpreh vullnet me voten e tij dhe si rrjedhoje nuk ndikon ne procesin e votimit ne Kuvend nuk duhet te llogaritet ne konceptin shumice e te pranishmeve per efekt te kuorumit te votimit. Nese do te pranonim te kunderten atehere do te prodhohej nje rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit gje e cila nuk eshte ne perputhje me qellimin e ligjvenesit. Sa i takon pretendimit te subjektit te interesuar se deputeti F. Toci ka votuar lidhur me kerkesen e grupit te deputeteve por vota e tij nuk eshte llogaritur qellimisht gjykata vlereson se ne seance nuk u soll asnje prove qe te vertetoje kete pretendim. Per sa me lart gjykata vlereson se vendimi i Kuvendit per dergimin e ceshtjes para saj per konstatimin e papajtueshmerise me mandatin e deputetit te zotit Ilir Beqja eshte votuar rregullisht dhe ka marre shumicen e votave te deputeteve te pranishem dhe qe kane votuar.

Lidhur me momentin e fillimit dhe te mbarimit te mandatit te deputetit sipas nenit 71/1 te Kushtetutes gjykata thekson se mandati i deputetit nuk fitohet ne Kuvend ai fitohet gjate nje procesi votimi te pergjithshem ku zgjedhesit shprehin lirshem preferencen e tyre per kandidatet. Ne fund te procesit zgjedhor kandidati qe ka marre shumicen e votave konsiderohet se ka fituar edhe mandatin e deputetit. Kuvendi ne seancen e pare te tij ben vetem verifikimin e mandatit te deputetit pra nese personi qe ka fituar mandatin e deputetit perputhet me personin e ndodhur ne salle diten e konstituimit rasti i vdekjes doreheqjes pamundesise fizike e mendore etj si dhe verifikon nese ka kushte pazgjedhshmerie ose papajtueshmerie nga ato te parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Lidhur me konceptin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit sipas nenit 70/3 te Kushtetutes gjykata cmon se ne thelbin e kesaj dispozite qendron nje nga parimet baze te ushtrimit te funksioneve publike sipas te cilit nje page/shperblim per nje detyre/funksion. Edhe ne rastet kur nje funksionari i lejohet te mbaje dy detyra/funksione publike ai perseri ka te drejte te marre nje page/shperblim. Nese deputeti pervec pages qe do te merrte si i tille do te mund te merrte dhe te ardhura te tjera nga buxheti i shtetit per shkak te profesionit te tij primar atehere ky parim do te cenohej. Kjo i sherben parimit te sherbimit sa me te mire ndaj qytetareve dhe ne fund te fundit parimit te demokracise ku cdo funksionar publik duhet te ushtroje me te gjitha forcat dhe energjite e veta detyren per te cilen eshte zgjedhur ose emeruar detyre te cilen ai e ka pranuar me vullnetin e tij te plote dhe te lire. E kunderta mbart natyrshem dyshime lidhur me besueshmerine e publikut ne cilesine e perfaqesimit te tij. Gjykata rithekson se nje deputet i shpallur i tille nga komisioni zgjedhor per te perfaqesuar vullnetin e popullit nuk duhet ta lidhe marrjen e masave per ushtrimin e detyres se tij ne perputhje me kuadrin kushtetues ose ligjor me zhvillimet e rastesishme politike qofshin keto te lidhura direkt me interesat e grupimit politik ku ai ben pjese. Deputeti ka pergjegjesi individuale per ushtrimin e detyres se tij dhe nuk mund te justifikoje veprimet e tij jokushtetuese me situata te tjera jokushtetuese. Mosberja e betimit pa arsye te perligjura perben ne vetvete cenim te nenit 72 te Kushtetutes dhe per kete shkak duhet te ishte shmangur me kohe nga subjekti i interesuar dhe jo te perdoret si justifikim per situaten e papajtueshmerise ne te cilen ai ndodhej.

Per keto arsye Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ne mbeshtetje te neneve 70/3 70/4 131 shkronja e te Kushtetutes si dhe te neneve 66/3 dhe 67/2 te ligjit nr. 8577 date 10.2.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise me shumice votash

Vendosi - Konstatimin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit Ilir Beqja. Dergimin e vendimit Kuvendit te Shqiperise. Ky vendim eshte perfundimtar i formes se prere dhe hyn ne fuqi diten e botimit ne Fletoren zyrtare.

Jo rishikim per titujt e pronesise Kushtetuesja zbardh vendimin

Nuk do te kete verifikim te titujve te pronesise nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin qe rrezon ndryshimet e bera nga ligjin Per kthimin dhe kompensimin e prones i ndryshuar. Ndryshimet e bera me ligjin nr. 10308 te dates 22.7.2010 te propozuara nga deputeti Enkelejd Alibeaj dhe te votuara me pas ne Kuvend i jepnin te drejte AKKP te verifikonte titujt e dhene me pare nga ish-komisionet vendore te kthimit dhe kompensimit te pronave. Por keto ndryshime ne ligjin baze te pronave u kundershtua ashper nga Shoqata Kombetare e te Shpronesuarve Pronesi me Drejtesi dhe Komiteti i Helsinkit. Sipas tyre ndryshimet cenonin parimin e sigurise juridike per faktin se rrezonin vendime te meparshme te cilat realisht kane fuqine e vendimeve gjyqesore. Pas shqyrtimit te pretendimeve te paleve Gjykata Kushtetuese u ka dhene te drejte pronareve duke vleresuar Si rregull nuk mund te mohohen interesa dhe pritshmeri te ligjshme te qytetareve nga ndryshimet ne legjislacion dhe shteti duhet te synoje te ndryshoje nje situate te rregulluar me pare vetem nese ndryshimi sjell pasoja pozitive konkretisht trajtim me te mire financiar per subjektet perfituese. Ne vijim te shqyrtimit te argumenteve te plota te paleve Kushtetuesja vendosi shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te neneve 2 3 dhe 5 te ligjit nr. 10308 date 22.7.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin prones i ndryshuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›