E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu akuzon Ramen per shpifje dhe fyerje

Ministrja e Integrimit permes avokatit te saj depozitoi sot ne Prokurorine e Tiranes padine ndaj Edi Rames te cilin e akuzon per shpifje dhe fyerje. UPDATE

Ne nje komunikim me mediat zonja Majlinda Bregu tha se ajo mban pergjegjesi vetem per familjen e saj dhe se me zotin Rama do te perballet para drejtesise per gjithe akuzat qe ka hedhur mbi te.

Une Majlinda Bregu te sfidoj ty Edvin Rama ligjerisht. Kam zgjedhur rrugen ligjore qe drejtesia tu jape pegjigje te gjithe akuzave monstruoze te drejtuara nga ti te ideuara nga ti ndaj meje. I qendroj plotesisht vullnetit te kesaj mazhorance ndaj kerkoj qe drejtesia te shprehet ndaj cdo akuze te hedhur ndaj personit tim dhe perseris ftesen drejtuar prokurorise per ti hetuar ato sa me shpejt tha Bregu.

Ministrja theksoi se mban cdo pergjegjesi ligjore ndaj vetes bashkeshortit dhe femijeve te saj.

Jam e hapur per cdo pergjigje dhe hetim nga insitucionet e ligjit por as sot dhe asnjehere nuk do te bie ne gracken e pushkatimit politik te togave te ekzekutimit te Edvin Rames. Nuk do te hesht as sot dhe asnjehere dhe nuk do te lejoj as sot dhe asnjehere qe kriza politike e jotja Edvin Rama e jotja si nje deshtak frikacak te korruptuar dhe te mberthyer nga mafia qe te drejton dhe te leviz ty cdo dite te cenoje jeten time private dhe te njerezve te mi. Duke perbuzur dhe hedhur poshte shpifjet e kriminelit politik Edvin Rama e siguroj ate dhe kusurin e tij se shume shpejt drejtesia do te jape verdiktin mbi te verteten time dhe heshtjen mbi te fshehtat kriminale te Edvin Rames tha Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›