E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Bunës në Dajç kthehet në destinacion tërheqës për turistët

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit (Shkodër) ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e pastra të Bunës, ky plazh ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bregu i Bunës në Dajç, vetëm 18 kilometra larg Shkodrës, ku turistë të shumtë kanë zgjedhur që të pushojnë dhe te lahen në ujërat e lumit.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›