E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Nju Jork, 21 shtator 2011, NOA – Bregu i Fildishtë ka njohur Republikën e Kosovës dhe kjo është komunikuar nga presidenti i këtij vendi, Alassane Ouattara.
Konfirmimin për njohjen e Kosovës, Presidenti Ouattara e bëri në takimin që pati në Nju Jork me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Takimi u zhvillua në kuadër të Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i lartë i Kosovës.
Me këtë njohje të fundit, numri i njohjeve të Republikës së Kosovës mbërrin në 84 shtete të ndryshme të botës.
Zëvendëskryeministri Pacolli gjatë javëve të ardhshme ka paralajmëruar edhe njohje të tjera kryesisht nga shtete afrikane.
INA/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›