E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu i Fildishtë s’ka para për Erikssonin

Bregu i Fildishtë ka dështuar të bind Sven Goran Erikssonin të mbetet në postin e selektorit pasi nuk kanë arritur marrëveshje për pagën e tij. “Eriksson nuk do të jetë selektor i ri i Elefantëve.

Ai ishte zgjedhja jonë e parë por diskutimet nuk kanë sjell fryt”, tha nënkryetari i Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, Sory Diabate.

“Problemi u shfaq tek çështja financiare, pavarësisht dëshirës së mirë nga të dyja palët”, shtoi ai. Eriksson ishte emëruar në fund të muajit mars dhe udhëhoqi ekipin në Kampionatin botëror 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›