E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu, leksion per integrimin ne Elbasan

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka dhene dje nje leksion te hapur me studentet e te gjitha fakulteteve te Universitetit te Elbasanit “Aleksander Xhuvani”. Ne fillim te ketij takimi, rektori Liman Varoshi theksoi se ky takim, ashtu si dhe ai i organizuar pak kohe me pare me ambasadorin e SHBA-se ne Tirane, John L. Uithers II, ndikon ne formimin e studenteve, duke trajtuar tema aktuale, sic eshte dhe procesi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ministrja Bregu theksoi qe ne fillim te fjales se saj se ne fakt ky auditor nuk eshte i pari qe ajo frekuenton, pasi takimet ne kuadrin e “Strategjise se Komunikimit me Publikun e Gjere” kane nisur kohe me pare. Duke vijuar me tej ne fjalen e saj, ministrja Bregu eshte ndalur fillimisht ne shpjegimin se integrimi evropian eshte i lidhur ngushte me demokratizimin e shoqerise shqiptare. Se ky proces mund te shihet i konturuar ne tre kriteret e Kopenhagenit, ne ate politik, ekonomik dhe administrativ, nder te cilet, ai politik ka nje rendesi te vecante.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›