E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pranimet, te futet mesatarja per disa dege”

Rektori i Universitetit Politeknik te Tiranes, Jorgaq Kacani, eshte shprehur se eshte e domosdoshme kerkimi i mesatares si kriter per dege te caktuara dhe lende te caktuara. Keshtu, kerkesa eshte perqendruar kryesisht ne lendet Kimi, Matematike dhe Fizike. Per keto lende, qe te behesh pjese e studimeve ne deget Inxhinieri Gjeoburimesh, Shkencat e Tokes dhe Inxhinieri gjeoinformatike, Ministrise se Arsimit dhe Shkences i eshte kerkuar qe ata te mos e kene mesataren me te ulet se 6. Ndersa per te njejtat lende, qe te behesh pjese e studimeve ne deget: Inxhinieri Matematike dhe Inxhinieri Fizike, eshte propozuar qe mesatarja te jete me e larte se 6,5. Nje kriter i tille futet me qellim ngritjen e nivelit te studenteve te Universitetit Politeknik. Nder propozimet qe gjenden ne shkresen drejtuar Ministrise se Arsimit, propozohet gjithashtu qe 65 per qind te peshes ne vleresimin e maturanteve qe konkurrojne per Arkitekture ta kene provimet e Matures Shteterore dhe 35 per qind te tjera ta kete konkursi. Ne fakt, mesatarja u propozua qe te futej edhe nga rektori i meparshem. Ai shtroi shqetesimin se liberalizimi i universiteteve kishte sjelle nje kalueshmeri teper te ulet. Pas analizes se kalueshmerise per te gjitha deget e ketij universiteti, vjet ka rezultuar se niveli eshte me shume se i ulet. Ka dege ku kalueshmeria eshte vetem 3 per qind, ndersa perqindja me optimale, ka qene 8, sipas rektorit Perparim Hoxha. Ai tregon nje shifer shqetesuese, sipas se ciles ne Inxhinierine Mekanike mesohet te kene kaluar vetem 5 per qind e studenteve te vitit te pare. “Vertet Politekniku njihet si universitet qe ka kalueshmeri te ulet, per shkak te karakterit te lendeve, por asnjehere me pare nuk ka ndodhur keshtu”, eshte shprehur Hoxha para nje viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›