KQZ shqyrton ankesën e PS-së për kandidatët e qarkut Fier

Komisioni Qëndror Zgjedhor shyrton ankesën e Partisë Socialiste në lidhje me mos pranimin e 8 kandidatëve të Qarkut të Fierit me arsyetimin se janë paraqitur pas orës 24.00 të afatit të fundit për regjistrimin e kandidatëve. Sipas përfaqësuesit të kësaj force politike Eridion Salianji, prova filmike tregon qartë se përfaqësuesit e kësaj partie në Fier ndodheshin atje rreth 20 minuta para mbylljes së afatit dhe se nuk do lejojnë që të merret asnjë votë në tavolinë.
Ndërsa sipas Njazi Kosovrastit edhe pse kjo parti shfaqi prova filmike kjo nuk vërteton asgjë.
KZAZ-ja e Fierit nuk ka pranuar 2 kandidatë për Bashkinë e Patosit dhe të Rroskovecit dhe 6 kandidatë për komuna po në këtë qark. Një tjetër pikë e rendit të ditës në këtë komision ka qenë edhe diskutimi për miratimin e formatit të fletëve të votimit që do të përdoren në zgjdhjet vendore të 8 majit. Pritet që vendimi përfundimtar për këto pika të jepet nesër në orën 17.00.