E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu, optimiste per procesin e numerimit: Po ngushtohet rezultati

Ministrja e Integrimit njeheresh edhe kandidate per deputete e Partise Demokratike ne Tirane, Majlinda Bregu, duke vleresuar dje procesin e numerimit te votave, u shpreh optimiste se ecuria e numerimit te kutive, po ngushton edhe diferencen mes dy koalicioneve. Pa u shprehur per fitore apo detaje mbi te dhenat apo informacionet nga selia blu, Bregu uroi qe procesi i numerimit te vijoje ne kete menyre, i qete dhe me shpejtesi. “Numerimi i votave po vazhdon duke e ngushtuar diferencen mes dy koalicioneve. Ky proces, ashtu si dhe procesi i votimit, po vazhdon normalisht dhe duke respektuar kodin zgjedhor. Eshte e rendesishme te ruhen deri ne fund standardet me te larta te ketyre zgjedhjeve”, - nenvizoi ministrja e Integrimit, njeheresh edhe zedhenesja e qeverise. Ne emer te Partise Demokratike, Bregu u kujdes qe te shprehe mirenjohjen dhe falenderimin per te gjithe numeruesit, komisioneret dhe vezhguesit per perpjekjet e tyre per nje proces sa me te shpejte dhe te sakte. “I ftoj te numerojne me durim dhe vendosmeri cdo vote te qytetareve. Procesi duhet te vazhdoje normalisht, ne cdo qender votimi dhe asnje force politike nuk duhet ta bllokoje ate, sic eshte sinjali ne disa Komisione Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve”, - u shpreh dje kandidatja per deputete e Partise Demokratike, ne Qarkun e Tiranes. Ndryshe nga nje dite me pare, Bregu e perkufizoi deklaraten e saj vetem ne falenderime dhe keshilla per komisioneret, duke mos u ndalur per tu pergjigjur pyetjeve te gazetareve te pranishem ne seline e Partise Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›