Rama: Fitorja me e thelle sesa e prisnim
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i ka cilesuar rezultatet paraprake te zgjedhjeve, qe kane dale gjate dites se djeshme, si me pozitive sesa priteshin nga e majta. Ne nje konference per mediat, Rama u shpreh se deri ne perfundimin e procesit, Partia Socialiste duhet te kujdeset per cdo vote. “Dje ju thashe qe Rilindja ka fituar mbi rrenimin, sot ju them se fitorja do te jete edhe me e thelle nga sa duket, por ka kohe akoma per te festuar. Tani eshte koha per te permbushur dy aspekte themelore, te kontrates sone me Shqiperine; E para, thirrja ime per cdo deputet, per cdo drejtues dhe koordinator, per cdo numerues te Partise Socialiste dhe te “Aleances per Shqiperine Europiane”. Asnje vote, asnje vote, asnje vote nuk duhet te cenohet!”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ai u shpreh se duhet te mbrohen votat e cdo subjekti opozitar ne keto zgjedhje. Kryesocialisti ka kerkuar qe kundershtari politik te pranoje rezultatin. “Ndaj, une dua t’i drejtoj nje mesazh kundershtarit tone. Ka gjithmone nje kohe per te humbur dhe sot eshte koha per ta bere kete me nder ne nderin e Shqiperise, duke bashkepunuar ne cdo tavoline numerimi, per te garantuar paprekshmerine e dinjitetit te popullit shqiptar dhe te Shqiperise ne kete proces. Qe do te thote se, ky proces duhet te vazhdoje pa pengesa, ne kete proces, te gjithe ata te cilet jane derguar nga partite per te numeruar votat e sovranit duhet te jene ne lartesine e kesaj detyre fisnike”,- tha kreu i PS-se. Rama shtoi se ky eshte nje moment kur edhe PD-ja mund te kontribuoje per fitoren e standardeve. “Pavaresisht se ne keto zgjedhje ka fituar Partia Socialiste, “Aleanca per Shqiperine Europiane” dhe ka humbur Partia Demokratike dhe aleanca e tyre, eshte detyrim i barabarte si i yni dhe i tyre qe te nxjerrim te fituar Shqiperine nga ky proces dhe bota te na pergezoje me te drejten e plote, qe do t’i japim vetes duke e cuar procesin deri ne fund me dinjitet dhe duke u ndare njehere e pergjithmone nga zgjedhjet e cenuara, te manipuluara dhe turperuese per Shqiperine. Shqiperia nga keto zgjedhje duhet dhe do te dale me koken lart. E, ky eshte ai moment ne politike kur te humburit mund te marrin pjese ne fitoren e vendit te tyre”, - u shpreh Rama. Kryesocialisti e cilesoi diten e djeshme si diten e pare te Rilindjes. “Sot (dje) ishte dita e pare e Rilindjes! Sot ne duhet te sillemi me voten e cdo shqiptari si fuqia qe do te rilinde Shqiperine dhe Rilindja duhet sot te respektohet me respektin per cdo vote. Prandaj, ne cdo moment te jemi ne lartesine e Kushtetutes, te jemi ne lartesine e ligjit zgjedhor, te jemi ne lartesine e moralit te kesaj fuqie te madhe te rilindjes qe quhet: “Aleanca Per Shqiperine Europiane”,- u shpreh kreu i PS-se.
Ngjela: Shqiptaret treguan se jane dinjitoz
Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, ka qene nder kryetaret e pare te partive aleate qe ka takuar kreun e PS-se, Edi Rama ne seline e PS-se pas zgjedhjeve. Ne nje deklarate te bere per mediat, Ngjela tha se e ka uruar Ramen per fitoren. “I urova Rames me gjithe zemer fitoren. Kjo nuk ishte fitore vetem e opozites eshte fitore e madhe qe ne fillim te ketij shekulli populli shqiptar gjen rrugen drejt lirise dhe demokracise, ka larguar nje regjim barbar dhe oriental. Keto votime do te jene clirimi perfundimtar i te gjitheve”,- tha Spartak Ngjela. Ai shtoi per mediat se e djathta duhet te pranoje humbjen, nese e cilesoi votimin e dates 23 qershor si me dinjitozin te popullit shqiptare. “Shqiptaret e treguan veten qe jane populli dinjitoz qe po shkon drejt integrimit. Uroj sa me shpejt te pranoje humbjen ,ky Kryeminister qe ka qeverisur 4 vite pa vota, aq me mire do jete per Shqiperine”,- tha kreu i PLD, Spartak Ngjela. Aleati i Partise Socialiste, Spartak Ngjela eshte nder te paktet anetaret te koalicionit qe ka pranuar se ka nje marreveshje mes tij dhe Rames ne post per qeveri. Nje fakt i tille nuk eshte mohuar nga kreu i PS-se, Edi Rama.