E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu:Anëtarësimi në NATO,jo privilegj

Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu tha se anëtarësimi në NATO është merituar nga Shqipëria, dhe nuk është një privilegj që i bëhet vendit tonë. "Ngjarja më e rëndësishme për Shqipërinë është anëtarësimi në NATO, dhe anëtarësimin nuk na e fali askush, ai është realizuar falë përmbushjes me sukses të reformave dhe përpjekeve të mëdha të qeverisë", nënvizoi ajo. E ftua në Ora News,ministrja e Integrimit tha se në 3 prill Shqipëria do jetë anëtare me të drejta të plota në këtë Aleancë. Ajo deklaroi se nuk ka pasur refuzim nga ana e Presidencës çeke, por një thirrje për të mos e ngarkuar presidencën edhe më nje tjetër aplikim, sepse nuk është konsideruar si momenti më i mirë si për BE dhe për vetë presidencën çeke. "Zëvendësministri i Jashtëm çek beri edhe një herë me dije mbështjetjen e Çekisë për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit në çdo kohë", u shpreh Bregu. Ministrja i konsideroi zgjedhjet si një momenti i rëndësishëm për të certifikuar "se ne arrijmë të organizmojmë zgjedhje demoktratike të lira dhe të ndershme". Bregu vlerësoi se listat zgjedhore për këtë vit kanë një pastërti absolute nga dublikimet. Sa i përket pasjisjes me karta indentiteti, Bregu kërkoi edhe një herë që ata të shkojnë të aplikojnë. "Të gjithë shqiptarët mund të pajisen me karta identiteti, ndaj qytetarët duhet të aplikojnë për këtë proces, sepse ky është një proces politik, jo program social", tha ajo.Çështja e kompesimit të pronave është një problem i vështirë për t'u zgjidhur, por tashmë e ka të identifikuar zgjidhjen."Në vitin 2008 ishin planifikuar 2.8 milioë euro për kompnesimin e pronave, ndërsa në 2009-ën qeveria miratoi një buxhet prej 4.2 milionë euro", shtoi ajo. Bregu theksoi se qeveria aktuale ka marrë një sërë masash, reformash për luftën ndaj korrupsionit, dhe sipas saj, fakti që shumë zyrtarë tashmë janë nën hetim e dëshmon këtë luftë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›