E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan:Zgjedhjet,provim për maturinë e demokracisë

Në konferencën që u mbajt në Takimin e 16 të ndërparlamentar Shqipëri-Parlamenti Evropian, eurodeputetja, Doris Pack u shpreh seShqipëria është e vendosur për aplikimin në BE.Ajo bëri me dije se delegacioni i PE-së ka zhvilluar ditën e sotme diskutime me krerë të lartë të shtetit shqiptar. "Do të përmbledhim konkluzionet që kemi nxjerrë gjatë këtyre diskutimeve në një deklaratë", theksoi ajo. Pack deklaroi se në Bashkimin Evropian, jo çdo kush është në favor të zgjerimit të unionit, duke i thënë Shqipërisë që rrugëtimi i saj në këtë drejtim është i vështirë."Ju duhet të bënin punën tuaj"-theksoi Pack, duke iu drejtuar autoriteteve shqiptare. Ajo ka shtuar se për zgjerimin, do të ketë një tjetër delegacion nga BE-ja.Pack uroi Shqipërinë për anëtarësimin që do realizojë në NATO. Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan tha se viti është 2009 shumë i rëndësishëm për BE-në dhe Shqipërinë."Zgjerimi i BE-së i ka shërbyer demokracisë si një spirancë për paqen e prospertitein",tha ai.Sipas tij, 2009-ta është i rëndësishëm për Shqipërinë për shkak të nënshkrimit të MSA-së në prill, hyrjes në NATO po ashtu edhe për zgjedhjet, që do jenë test për maturinë demokratike."Më i rëndësishëm është fakti që këto dy ngjarje shënojnë fillimin e një epoke te rë për performancën e Shqipërisë", tha Lohan. Sfida më e rëndësishme për Shqipërinë, sipas Lohan është studimi i ligjit, vendosja e e një sistemi që mbron te drejtën e pronës, por edhe forcimi i kapaciteteve administrative në institucionet shqiptare. "Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do vëzhgohet me kujdes nga BE-ja", nënvizoi ai. Përfaqësuesi i delegacionit çek tha se Çekia është në favor të zgjerimit, por sipas tij, kërkesa për anëtarësim duhet menduar mirë nga autoritet zyrtare të Tiranës. Megjithatë, ai ka shtuar se dialogu midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë është intensifikuar, por kjo nuk përkthehet sipas parlamentarit, si ftesë për anëtarësim.Duke folur për ligjin mjaft të debatuar të dosjeve, ai ka kërkuar edhe një herë qeveria shqiptare që të konsultohet me ndërkombëtarët për këtë ligj. Zgjedhjet parlamentare, janë kryefjala e të gjitha takimeve të delegacionit parlamentar të BE-së, ku i kërkohet Shqipërisë që të zhvillojë zgjedhje sipas standardeve, kusht për të bërë edhe një hap tjetër në drejtim të bashkimit me unionin.Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u shpreh se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do jenë të lira dhe të ndershme. Sipas saj, për herë të parë Shqipëria ka një regjistër elektronik që mundëson edhe përgatitjen e listave zgjedhore. "Minibashkitë përgatisin listat e zgjedhjeve në bazë të këtij regjistri, dhe mundësia për manipulim është shumë e pakët", tha Bregu. Sipas ministres, Shqipëria ka arritur të luftojë korrupsionin. "Lusta ndaj korrupsionit është suksesi i masave dhe reformave të ndërmarra", theksoi ajo. Arenca Trashani anëtare e grupit parlamentar të PD-së, vlerësoi se qeveria shqiptare ka bërë progres në reformat që do ndihmojnë Shqipërinë drejt integrimit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare ka bërë reforma në ekonomi. "Qeveria ka organizuar një paketë stimuluese për masa ndaj krizës ekonomike", tha Trashani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›