Zjarr ne nje shtepi, humb jeten femija 2 vjec (E Plote)

Tepelenë, 19 Mars, 15:00, NOA - Zjarri i ka marrë jetën sot një fëmije. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tepelenë, ku në flakë është përfshirë një banesë.
Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës thanë për agjencinë NOA se, një foshnjë vetëm 1 vit e 6 muajsh ka humbur jetën nga flakët që përpinë banesën ku jetonte.
Policia e Gjirokastës bëri të ditur se, rreth orës 07:10 të ditës së sotme, në sallën operative të Komisariatit të Tepelenës, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Lekdush të komunës Kurvelesh të rrethit Tepelenë ka rënë zjarr në një banesë.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të repartit zjarrfikës të Tepelenës, ku bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve deri në shuarjen përfundimtare.
Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e Aleks Bega, ka gjetur vdekjen djali i tij një vjeç e gjashtë muajsh A. Bega dhe është dëmtuar në fytyrë por pa probleme për jetën vajza e tij 5 vjeçe Zana Bega e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Tepelenës.
Aleks Bega së bashku me bashkëshorten e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit kanë ndezur sobën e drurit që përdornin për ngrohje dhe i kanë lënë fëmijët në gjumë , pasi kanë shkuar tek prindërit e bashkëshortes në këtë fshat për ti parë se ishin sëmurë.
Rreth orës 07:00, një i afërm i tyre që është dhe komshi kur ka parë tymin dhe flakën që dilte nga shtëpia ka shkuar dhe ka mundur të shpëtojë vetën vajzën e cila është dëmtuar vetën në fytyrë por pa probleme për jetën, pasi nuk e dinte që ishte dhe djali brenda.
Me mbërritjen e policisë dhe të zjarrfikëses është bërë e mundur gjetja e trupit të djalit i djegur plotësisht.
Grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasoje e sobës së drurit e cila ishte e ndezur. Banesa është e Lefter Matohit por në të rrinte me qira Aleks Bega së bashku me familjen e tij.
b.k/NOA