Bregu:Nuk ka shtyrje të procesit për heqjen e vizave

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaron se qeveria shqiptare do mbajë premtimin për heqje të vizave brenda vitit të parë të mandatit dhe se nuk ka shtyrje të procesit . "Brenda këtij viti do kemi një vendim për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen", tha ajo.
Bregu tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave dhe nuk mund të pranohet se vendi ynë është prapa Bosnje-Hercegovinës në këtë proces.
Lidhur me deklaratën e KiE për dialog politik, Bregu tha se ky apel shkon më shumë për opozitën, e veçanërisht për kreun e PS-së, Rama.
Deklaratat e ministres Bregu u bënë në mbledhjen e nënkomitetit për çështjen financiare në Ministrinë e Integrimit lidhur me marrëveshjen e stabilizim-asocimit.