Montobbio përuron investimet në Bashkinë e Vorës

Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobbio ka përuruar sot investimet e kësaj ambasade në Bashkinë e Vorës. Gjatë fjalës së tij, ambasadori tha se ky ishte një investim i jashtëm. "Banorët kanë nevojë për investim moral e shpirtëror përmes drejtësisë", u shpreh ai. Montobbio tha se Spanja mbështet fort Shqipërinë.
Montobbio përuroi ndërtimin e një lulishteje në qendrën e kësaj bashkie, mbjelljen e pemëve në shkollën e Vorës si dhe mbjelljen e pemëve në kodrën e fshatit Gërdec, pjesë e kësaj bashkie.
I pranishëm ka qenë edhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.