E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen nesër vizitë në Tiranë

Mbërrin nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Axhenda e Rasmussen do nisë me një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Meta. Pas takimit do ketë një deklaratë për shtyp.
Rasmussen do zhvillojë një takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami në orën 11:30.
Në mesditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do ketë një takim kokë me kokë me kryeministrin Berisha ndërsa në 13:10 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.
Rasmussen do të zhvillojë gjithashtu takime me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›