E Diel, 1 Nëntor 2026

Discovery ne fluturimin e fundit drejte nje muzeu ne Uashington

Anija amerikane per vajtje ardhje ne hapesire Discovery kreu sot fluturimin e fundit per tu vendosur ne nje muze ne Uashington. Anija 28 vjecare u nis sot nga qendra e fluturimeve Kennedy ne Florida duke u transportuar nga nje avion Boing 747 i modifikuar per NASA-n. Para se te ulej anija kreu nje fluturim simbolik ne lartesi te ulet mbi qiellin e kryeqytetit per tu krijuar mundesi banoreve ta shihnin. Anija Discovery do te vendoset ne muzeun e hapesires Udvar Hazy. Misionin e fundit ne hapesire anija Discovery e kreu para nje viti. Me te perfundoi edhe epoka e udhetimeve per vajtje ardhje ne hapesire te NASA-s.  Agjencia amerikane e hapesires po punon tani per brezin e ardhshem te mjeteve te fluturimit qe do te shkojne pertej orbites se Tokes.

Anija Discovery do te vendoset ne muzeun Udvar Hazy ne afersi te Uashingtonit me 19 prill. Disa prej pasagjereve me te njohur te saj do te jene te pranishem si astronauti John Glenn i cili ne vitin 1962 u be amerikani i pare qe doli ne orbite rreth Tokes. Ai shkoi perseri ne hapesire me anijen Discovery ne vitin 1998. Muzeu i Hapesires eshte nje nder me te vizituarit ne bote. Pavioni i tij kryesor eshte ne qender te Uashingtonit prane Kongresit dhe monumenteve te tjera historike te kryeqytetit. Aneksi Udvar Hazy i ketij muzeu qe ndodhet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit vizitohet cdo vit nga mbi nje milione njerez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›