E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik mjeket I paafte menderisht


Anders Behring Breivik nuk mund të konsiderohet ligjërisht përgjegjës për masakrën e 22 korrikut në Oslo dhe në ishullin Utoja.

Kështu kanë vendosur mjekët psikiatër që ishin ngarkuar nga gjykata me detyrën e një kontrolli mbi gjendjen mendore të personit në fjalë.

Raporti prej 230 faqesh i mjekëve, të cilët thonë se bazohet në 13 bisedia të zhvilluara me Breivik, iu dorëzua të martën gjykatës në Oslo.

Një nga mjekët psikiatër tha se raporti tregon një “konkluzion të qartë” mbi gjendjen mendore të tij, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Breivik ka pranuar sulmet në Oslo dhe në ishullin Utoja, por ai është vetëdeklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për terrorizëm.

32-vjecari do të paraqitet sërish në gjykatë më 16 prill. Nëse gjykata e vlerëson atë si të shëndetshëm mendërisht, ai mund të dënohet me 21 vjet burg, afat ky që mund të zgjatet nëse do të velrësohet se ai përbën kërcënim për shoqërinë.

Megjithatë, ai mund t’i shpëtojë një dënimi me burg dhe të dënohet në një spital psikiatrik nëse gjykata pranon raportin e mjekëve që thotë se ai është i paqëndrueshëm mendërisht.

Pas dorëzimit të raportit në gjykatë, mjeku Torgeir Husby tha për gazetarët: “Ne nuk kemi asnjë dyshim kur bëhet fjalë për konkluzionet tona”.

Husby deklaroi gjithashtu se Breivik “ka bashkëpunuar mirë” gjatë intervistave, të zhvilluara në burgun e sigurisë së lartë Ila, në afërsi të Oslos, ku i pandehuri mbahet i mbyllur.

“Marrja e tij në pyetje ishte një punë shumë e madhe”, u shpreh mjeku, duke shtuar se ky është raporti më gjithëpërfshirës që ka hartuar ndonjëherë.

Gjyqi ndaj Breivik nisi më 14 nëntor në Oslo, ku mbi 30 të mbijetuar të sulmeve u paraqitën në gjyq për të dëshmuar dhe atentatori i sfidoi hapur duke i vështruar drejt e në sy.

Ndërsa katër ditë më vonë, mediat norvegjeze publikuan lajmin se 32-vjecari kishte planifikuar të vriste edhe tre politikanë ditën e 22 korrikut.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rama kujton të rënët për çlirimin e Atdheut
Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
Kosovë, veriu gdhihet i qetë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›