Shkoder lirimi perkujtohet me protesta

Një grup të rinjsh protestuan pranë Varrezave të Dëshmorëve të Shkodrës, për mënyrën e padenjë me të cilën heronjtë e luftës trajtohen.
Ne kete zone per vite te tera Bashkia e Shkodrës kishte caktuar vendin e hedhjes se mbeturinave. Aty u vendos edhe monumenti i '5 Heronjeve të Vigut', që u hoq nga një prej shesheve kryesore të qytetit.
Të rinjtë me flamuj nëpër duar janë zhvendosur prane memorialit kushtuar të rënëvë në 2 Prill të vitit 1990.
Durrës, kujtohen të rënët
Eshtë festuar ne Durres Dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit Festa e Çlirimit Rama kujton të rënët për çlirimin e Atdheut nazifashistë. Veteranë, deputetët socialiste të Durrësit, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues te PS-se dhe LSI-se, si dhe shumë qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe për të rënët dhe kanë vendosur kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve.
Të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit, duke ndjekur me vemendje kujtimet e sjella nga veteranet per luften dhe te renet për liri. Ne kete dite veteranet kujtuan dhe shtatorin e larget te vitit 1943 kur banorët u detyruan me forcë ta braktisnin qytetin. Të rinjtë u internuan në kampet e përqendrimit, qyteti dhe vija bregdetare u minua, si nje rast unikal ky në historinë e luftës së dytë botërore.
Korcë, 29 Nëntori bashkon të majtët me LSI
Festimet per 29 nentorin kane bashkuar perfaqesuesit e te majteve dhe ata te LSI ne qytetin e Korces. Pergjate homazheve ceremoniale te mbajtura ne Varrezat e Deshmoreve te ketij qyteti, perfaqesuesit e te majteve dhe ata te Levizjes Socialiste per Integrim kane qene njeherazi prezente duke zhvilluar se bashku te gjitha nderimet per diten kur kremtohet 67-vjetori i clirimit.
Ne kete ceremoni kane marre pjese edhe veteranet e luftes Nacionalclirimitare. Te njejtat festime u kryen ne kete vend nje dite me pare nga te djathtet, te cilet festuan ndarazi ne 28 Nentor si me rastin e 99-vjetorit te shpalljes se Pavaresise ashtu edhe ata te çlirimit te atdheut.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Elbasan, tkurret administrata e bashkisë
Viti 2012 do ta gjejë administratën e Bashkisë së Elbasanit me të paket ne numer. Këshilli Bashkiak ka miratuar me shumice votash shkurtimin e organikës së administratës.
Kur zgjedhjet mbajnë era qelb
Edon Qesari - "Peshku qelbet nga koka": një shprehje e kahershme, nga moti i osmanllinjve, që aq mirë mund t'i përvishet kinse-revolucionit të valëvitur në Egjipt përgjatë shkurtit të shkuar. Gjërat janë keq? Duhet pasur frikë se ka më keq se sa keq
Mustafa Nano - Në Shqipëri gjërat po shkojnë keq, shumë keq. Vendi dhe tërë institucionet kanë rënë një e nga një në dorë të një njeriu të vetëm, Sali Berishës. Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Ceremonia zyrtare me rastin e shpalljes së pavarësisë i bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik. Idrizi: Panteon për heronjtë e pavarësisë
Një tjetër skenë feste ishte ngritur në Tiranë nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Lajmet kryesore
Rama kujton të rënët për çlirimin e Atdheut
Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Iranianët bastisin ambasadën britanike
Kosovë, veriu gdhihet i qetë