E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik, në burg apo me pushime?

Burgu ka 120 të dënuar dhe 120 roje u ofrojnë të dënuarve një numur aktivitetesh krijuese dhe sociale, nga të cilat për fat të keq edhe Breivik merr pjesë për sigurinë e tij. Në krahasim me burgjet e vendeve të tjera, qelitë e këtij burgu të japin përshtypjen e dhomave të hoteleve loksoze.

Ambjente shumë të pastra, me krevat të rregullt, një tavolinë, një televizor HD me ekran të sheshtë dhe mbi te gjitha një tualet të kompletuar me dush. Hapësira nuk është shumë e madhe, me 8 metër katrorë, por të denuarit qëndrojnë në qeli të ndara.

Përveç të tjerash, në këtë burg nuk mungojnë as ambjentet sportive dhe ato çlodhëse, palestrat, sallat e basketbollit dhe volejbollit, një oborr fantastik me pemë dhe barë, pra gjithçka për të mos e quajtur këtë vend një burg.

Krevatet dhe sherbimet e tjera janë shumë modern duke mos munguar asgje, madje as internet. Ndërtesa e këtij burgu është ndërtesa më e re e vuajtjes së dënimit në të gjithë Norvegjinë dhe është inaguruar në mars të vitit 2010. Gjithcka duket perfekte në pastërti, sidomos kjo tregohet nga pamjet e dhëna në Norvegji nga rrjetet online.

Sipas burimeve norvegjeze, burgu ku Breivik po vuan dënimin në kushtet e sigurisë maksimale, që nga logjistika dhe sherbimet sanitare kushton rreth 1.2 milion deri në 1.7 milion dollarë në vit.

Në këtë burg do të krijohet edhe reparti i veçantë i një spitali psikiatrik, në të cilin do të punojnë 17 persona të posaçëm për kurimin e të dënuarve më të famshëm dhe më të rrezikshem të vendit, ku sigurisht i pari dhe ndoshta i vetmi në mesin e tyre, është Breivik.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-08-24 19:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›