E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Mos e largoni Greqinë nga zona euro

Ndërkohë që Evropa përballet me krizën, Amerika ndodhet në ethet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, të cilat ndikojnë edhe politikat e përgjithshme evropiane.

Tabloidi anglez “The Independent” shkruan sot se Obama po i trembet një dalje të mundshme të Greqisë nga zona euro, duke iu referuar burimeve nga brenda qeverisë.

Përfaqësuesit e asaj që njihet tashmë si Trojka, (FMN, BE, BQE) pritet të vizitojnë Athinën në muajin shtator, ndërsa në 8 tetor do të mbahet mbledhja e Ministrave të Financave të Eurozonës ku do të vendoset nëse Greqisë do t’i jepet kësti i radhës i ndihmës prej 31 miliard eurosh apo jo.

Nëse Bashkimi Europian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vendosin se Greqia nuk ka bërë mjaftueshëm në reformat e saj ekonomike dhe financiare për të merituar ndihmën, kjo do të përkthehej në dalje automatike nga Eurozona të Athinës.

Kjo shqetëson zyrtarët amerikanë të cilët i tremben daljes së Greqisë që do të pasonte me kaos në tregjet ndërkombëtare. Destabilizimi i tregjeve pak javë para 6 nëntorit, sigurisht që nuk do të ndihmonte presidentin Obama në misionin e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Po sipas tabloidit britanik, liderët europianë pritet të mbështesin kërkesën e Obamës, nisur nga programi i rivalit të tij Mit Rumni, që parashikon një politikë më izolacioniste për Shtetet e Bashkuara në një moment kur Eurozona dhe gjithë Bashkimi Europian ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin e Uashingtonit./Start/E.G/

                                                                                             2012-08-24 20:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›