E Diel, 1 Nëntor 2026

Breiviku: Unë meritoj medalje dhe jo burgun

OSLO- Njeriu që pranoi se ka kryer shpërthimin dhe sul min që la të vrarë 77 njerëz në muajin korrik në Norvegji, tha dje para gjykatës se ai meriton medaljen e lirisë për vrasjet që ka bërë dhe kërkoi që të lirohet menjëherë. Ekstremisti i krahut të djathtë, Anders Breivik, u paraqit dje në një seancë dëgjimore në Oslo, në të cilën ishin edhe të mbijetuarit e sulmit dhe familjarët e viktimave.

Breiviku ka pranuar se ka kryer sulmet ndaj ndërtesës qeveritare dhe sulmin në ishullin Utaja. Procesi gjyqësor ndaj tij pritet të fillojë në muajin prill. Ai pretendon se masakra është provokuar nga politikat qeveritare të imigracionit dhe e ka përshkruajtur atë si "sulm kundër tradhtarëve shtetërorë".

Një vlerësim i bërë nga ana e psikologëve që me rastin e arrestimit të tij, e ka konsideruar Breivik si "të çmendur". Nëse do të gjendet fajtor për terrorizëm ai pritet të dënohet me 21 vite burgu, por ka shumë mundësi që ai të përfundojë në një qendër për rehabilitimin e të sëmurëve mendorë.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›