E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazsjellësi, Berisha të mërkurën në Azerbajxhan

TIRANE - Kryeministri, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e mërkurë një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha e ndali vëmendjen e tij tek gazsjellësi transadriatik, që siç tha ai, ka mundësi të kalojë në Shqipëri.

Kryeministri u shpreh madje se pikërisht për këtë linjë, do vizitojë Azerbajxhanin, vendin ku “në 2-3 muajt e fundit do merret vendimi për linjën e gazit trans-adriatik”.

Sipas tij, kalimi i linjës së këtij gazsjellësi në Shqipëri do t’i kursente vendit disa miliona euro. “Gazsjellësi që do të kalojë në Shqipëri, është më i rëndësishmi në korridorin e jugut”,- tha kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›