Ndryshim kufijsh mbi baza etnike në Ballkan
BALLKAN- Gjermanët parashikojnë ndryshime kufijsh në rajonin e Ballkanit, e fillimisht ata shohin si më të mundshëm një rregullim kufijsh mbi baza etnike në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni. Mediat kosovare botuan dje një pjesë të studimit të Institutit Gjerman për Politika dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare. Studimi i titulluar "Rasti normal nuk planifikohet - dhjetë situata politike që meritojnë vëmendje", i realizuar në nëntor të vitit 2011, ka pasur si objektiv të analizës edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, ku ka nxjerrë në pah që në Ballkan, në një të ardhme, mund të ketë sërish ndryshim të kufijve aktualë.
"Stiftung Ëissenschaft und Politik (SËP)" Fondacioni shkenca dhe politika me seli në Berlin, është fondacion i "Deutsches Instituts für Internationale Politik und Sicherheit", që është më i madhi i llojit të tillë në Europë, i cili këshillon Bundestagun dhe Qeverinë e Gjermanisë në lidhje me politikat dhe me çështjet e sigurisë në rrafshin ndërkombëtar, ka porositur Perëndimin se në rast se vazhdon të pozicionohet kundër lëvizjeve autoktone që kanë për synim të përfundojnë procesin e krijimit të identitetit të tyre kombëtar në Ballkan, atëherë kjo do të mund të jetë e kushtueshme politikisht dhe kundërproduktive. "Më e dobishme duket të jetë gjetja e një zgjidhjeje të mesme midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë", kanë këshilluar hulumtuesit gjermanë. "Për këtë duhet shfrytëzuar diplomacinë, e cila ende nuk ka qenë aktive në këtë rajon, si p.sh. ajo e Norvegjisë, ndërsa ndihmat e konsiderueshme ekonomike dhe përforcimi i perspektivës drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO duhet të shërbejnë si mjete për të lehtësuar heqjen dorë nga kërkesat maksimale të palëve". Instituti Gjerman për Politika dhe për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare ka folur se si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, ngjashëm edhe Maqedonia, vazhdojnë të mbeten ngrehina tejet të brishta politike, nën protektorat të vazhdueshëm perëndimor. "Në këto vende sërish po krijohen konflikte etnopolitike. E përplasje të tilla gjatë dy dekadave të kaluara zakonisht kanë përfunduar me ndryshimin e kufijve politiko-administrativë të ishJugosllavisë", kanë shkruar hulumtuesit gjermanë.
"Këto procese vetëm në pak raste janë zhvilluar në mënyrë paqësore. Edhe tani është e paparashikueshme se a do të zhvillohen këto revizione të kufijve pa dhunë", citohet pjesë nga studimi, i cili pritet të botohet i plotë sot në mediat kosovare. Edhe pse Europa dhe perëndimi flet vazhdimisht për mosndryshimin e kufijve në Ballkan, që asnjëra palë nuk e ka shprehur qartë projektet që kanë për Ballkanin Perëndimor, del në dritë një studim i tillë. Në fakt detajet në lidhje me ndryshimin e kufijve, kryesisht mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë ende nuk janë bërë të ditura, por pritet që studimi të shkaktojë debat në këto vende.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)