E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 2013-s regjistrim të pasurive të paluajtshme

Kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e projektit për regjistrin e pasurive të paluajtshme, u shpreh se kjo është një nismë shumë të rëndësishme për shtetin dhe vendin.

"Përpjekje të shumta po bëhen për finalizimin e këtij regjistri. Territori i përzgjedhur nga ky projekt, i financuar nga BE dhe vendet mike si dhe i zbatuar nga prania e OSBE-së, përfshin zonat më problematike por dhe më të rëndësishme të vendit", tha Berisha. Kreu i ekzekutivit evidentoi faktin se problematika e krijuar në këto zona vjen si rrjedhojë e një përplasjeje midis kodit civil dhe ligjit të ndarjes së tokës.

"Kjo përplasje ka bërë që progresi në drejtim të çertifikimit dhe të regjistrimit të jetë më diskret se në zonat e tjera", theksoi Berisha, ndërsa shtoi se "nga ana tjetër zhvillimet po sjellin një vetëdije për domosdoshmërinë e regjistrimit të pronësisë dhe zhvillimit të potencialeve të jashtëzakonshme që ekzistojë në njërën prej zonave turistike më mahnitëse të Mesdheut".

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë e cilësoi këtë projekt të një rëndësie nevragjike për problemin e pronësisë në tërësi në vend, për ekonominë e tregut dhe zhvillimin e turizmit. Kreu i qeverisë shprehu besimin se "me gjithë kompleksitetin e pamohueshëm, kjo do të jetë një histori e vërtetë suksesi siç ka qenë suksesi i regjistrit të gjendjes civile". Duke shprehur angazhimin e plotë për finalizimin e këtij projekti, kryeministri theksoi se "në bashkëpunim me Bankën Botërore, si dhe me qeverinë austriake, qeveria do të mobilizojë të gjitha resurset njerëzore dhe financiare për të përfunduar regjistrin e pasurive të paluajtshme deri në maj të 2013-ës". /Start/

                                                                                             2011-07-21 12:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›