E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, Prokuroria merr në pyetje ish-kryeministrin Sanader

“Pala mbrojtëse do të paraqitet sot me një çështje të vetme dhe më pas do të vazhdojë ndjekjen e çështjeve të tjera në ditët e ardhshme”, deklaroi për shtypin Me Cedo Prodanoviç, avokati i Sanaderit.

“Ai do të merret në pyetje nga hetuesit e Zyrës Kombëtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (Uskok) në burgun Remetinec, në një lagje të Zagrebit”, shtoi Me Prodanoviç.

Ish-kryeministri kroat u ekstradua nga Austria drejt vendit të tij, ku kërkohej për korrupsion. Urdhri për ekstradimin, nënshkruar nga ministrja austriake e Drejtësisë, Beatrix Karl, iu dërgua më 11 korrik gjykatës së Salzburgut që duhet të vendoste vetëm kushtet e logjistikës për transferimin.

Ish-kryeministri ra dakord në fund të muajit qershor për t’i dhënë fund një procedure të thjeshtuar të ekstradimit. Sanader, i cili i mohon akuzat e ngritura kundër tij, do të vetëmbrohet para drejtësisë kroate. Ai u arrestua më 10 dhjetor në një autostradë austriake, pas një mandat arresti ndërkombëtar për akuza si i përfshirë në disa afera korrupsioni.
/Start/

                                                                                             2011-07-21 15:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›