E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi sot seanca e fundit

Kreu i shtetit Bamir Topi pritet që të dekretojë dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Berisha”. Dy ditë më parë kryeministri propozoi Eduard Halimin si ministër të Drejtësisë dhe Aldo Bumçin si ministër të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Ndërsa Kuvendi sot mbahet do të zhvillojë seancën e fundit plenare. Nëse presidenti dekreton sot emrat, ato do të miratohen më pas nga Kuvendi. Nëse presidenti do ti kishte dekretuar dje dy emrat e rinj të qeverisë sot pritej që ata të kalonin në seancën plenare.

Eduard Halimi do të zërë vendin e lënë bosh nga ministri Bujar Nishani, aktualisht ministër i Brendshëm, pas kandidimit të Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa vendin e Ferdinand Xhaferrit, ish-ministrit të Kulturës, i cili kandidoi në Durrës më 8 maj, do ta zërë Aldo Bumçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›